Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

E hoqën nga Turqia se dèshtoi me rastin ‘Alvin’, Gent Gazhelit i besohet detyra e re

Kompania shtetërore e naftës, “Albpetrol” sha. tashmë ka një drejtues të ri, por jo dhe aq të panjohur për publikun dhe për mediat. Bëhet fjalë për Gent Gazhelin, i cili deri pak kohë më parë ishte ambasador në Turqi, dhe dha dorëheqjen pas publikimit të rastit Alvin Berisha.

Gazheli është prezantuar paraditen e kësaj të hëne, duke zëvendësuar Eriola Mukën, e cila është një drejtuesit më jetë-shkurtër të “Albpetrol”. Ajo qëndroi në postin drejtues për rreth 6 muaj, që prej Tetorit 2019.

Veprimtaria e saj dhe sidomos raportet që krijoi brenda institucionit shënuan edhe fundin e shpejtë të drejtimit të saj. Ndaj Eriola Mukës janë të hapura dy hetime penale në Prokurorinë e Tiranës për shpërdorim detyre, ndërkohë që është akùzuar publikisht për emërime nepotike në kompaninë shtetërore të naftës.

Gjithashtu, Muka konsiderohet si personi përgjegjës për procedurat e dyshimta të një ankandi, më të madhin në llojin e tij, për shitjen e rreth 118 mijë ton naftë, pikërisht në momentin kur çmimi i “arit të zi” është në minimumin e tij historik, për shkak të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19. (E.K./Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close