Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar mbrëmjen e sotme se Dhurata Saliaj dhe babai i saj, Mexhit Picari kanë kontrolluar për Kudret Saliajn me armë në çantë edhe brenda ambienteve të gjykatës.
Pamjet e tyre duke kontrolluar për Kudret Saliajn pak para se Mexhit Picari ta qëllonte për vdekje në një lokal pranë gjykatës janë regjistruar në disa kamera sigurie thotë Lala në Opinion.
Pjesë nga biseda:
Klodiana Lala: Në momentin që kanë mbërritur përpara gjykatës së Tiranës, sipas hetimeve të sigurisë, në dhjetëra kamera sigurie, ata kanë kontrolluar dhe vëzhguar të gjitha ambientet përfshirë edhe gjykatën për ta gjetur Kudret Saliajn.
Blendi Fevziu: Edhe brenda gjykatës?
Klodiana Lala: Edhe brenda gjykatës.
Blendi Fevziu: Si kanë hyrë me pistoletë brenda gjykatës?
Klodiana Lala: Këtë duhet ta sqarojnë. Mund të ketë hyrë vetëm njëri prej tyre. Tjetri ka qëndruar.
Blendi Fevziu: Nuk kanë hyra brenda gjyaktës.
Klodiana Lala: Jo në distancë kanë kontrolluar.
(E.H/Faxweb.al)