Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Fotolajm/ Plasi debati për fotot e saj me bikini, gazetarja e Aldos nuk heq dorë, ja çfarë bën sot poshtë zyrës së Ramës

Drejtpërsëdrejti nga Kryeministria dhe Kryesia e Kuvendit gazetarja e Tv Klan zhvishet për herë të dytë, pas furtunës që shkaktoi gjatë ditës së djeshme kryesisht në rrjetet sociale. Gjatë transmetimit të emisionit “Aldo Morning Shoë” ajo ka filluar të heqë veshjen duke dalë me bikini.

Gazetarja gjatë një bisede me drejtuesin e emisionit ëahtë shprehur se jeton me njerëzit por jo për ta, dhe që nuk do tia dijë për atë se çfarë i thonë. Pas prezantueses së lajmeve në Zjarr Tv ky është nje tjetër raportim i pazakontë në emisionet shqiptare. Vetë Aldo e ka cilësuar si një gazetare të së ardhmes dhe se Shqipëria vuan për të tillë.

‘Mos e vrit mendjen se në Shqipëri nuk ka gazetarë, gazetarë janë 1 ose 2, ose kanë vdekur, të tjerët janë punonjës televizionesh”, ka thënë Aldo gjatë një bisede me gazetaren, duke i vënë dhe vulën debatit që shkaktoi zhveshja e saj.

Vajza në fjalë është Griselda Katirai dhe me profesion është aktore, por si duket edhe ekrani i qendron më së miri.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.