AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Gazetarja shpërthen ndaj Erdoganit: Sipas jush ne nuk kemi qenë të pushtuar por dashnorë

Ditën e djeshme Presidenti turk Erdogan ka dhënë një intervistë në “TCH” ku sigurisht lartësoi faktin e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve.

Foli për forca të jashtme që kërcënojnë Shqipërinë dhe nuk la mangët as mbështetjen e tij për mikun Edi Rama.

Sigurisht Erdogan nuk la pa përmenduar as njerëzit e Gylenit që gjenden në vendin tonë, ku sipas tij synojnë përçarjen e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Për këtë ka reaguar gazetarja kosovare Arbana Xharra që tashmë është dhe pjesë e PDK-së. Ajo shprehet se vërtet Turqia ka pasur dhe investime në vendet ku ka shkuar po kjo nuk mund të bëjë vitet e tëra të pushtimit.

STATUSI I ARBANA XHARRËS:

Ne nuk ndajmë kulturë të përbashkët. Histori të përbashkët po, kemi: si popull trashëgues i perandorisë osmane merrni barrën mbi supe për krimet, pushtimin dhe kulturocidin ndaj qenies, gjuhës dhe kulturës shqiptare që e keni ushtruar për pesë shekuj mbi ne.

Kështu na mësojnë faktet dhe historiografitë e shumta përveç asaj turkes, nesoosmanes që jeni duke u përpjekur ta impononi.
Nuk është e rastësishme sipas infiltrimit tuaj (Tika dhe organizata tjera) në strukturat religjioze, arsimore e politike të vendit nisi edhe dukuria e mohimit publik dhe fyerjes së personaliteteve konstituive të identitetit tonë që e ruajmë me fanatizëm që nga lashtësia e deri më sot.
Ne nuk mohojmë faktin se ju investoni ku të mbërrini. Po ta bënit këtë pa synimin e turqëzimit dhe ndikimit që edhe ne të kthehemi në sisteme autokratike, siç e praktikoni në vendin tuaj, do të ishim miqtë më të mëdhenj të botës ndoshta, por jo, ju e bëni për të na bindur ne se nuk paskemi qenë të pushtuar por dashnorë. Nuk është kështu. Është e drejta jonë, ashtu si e çdo populli tjetër që ta përpunojë historinë e tij sipas fakteve.

Ne nuk kërkojmë përgjegjësi nga populli i sotëm turk për krimet e perandorive në shekujt e kaluar, por nëse ju ngulni këmbë të na quani vëllezër se kemi qenë robër, jo. Historia jonë e përbashkët është negative, ardhmërinë mund ta ndërtojmë ndryshe, por jo duke u thirrur në të si vlerë, se nuk është, nuk e ndiejmë ashtu. (Letra ime drejtuar Ambasadës së Republikës së Turqisë në Prishtinë 2017)

(E.K/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce

Publikohet videoja ku kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla konsumon kokainë në një ambient publik:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *