Ditë më parë, u bë publik lajmi se duke nisur që prej shtatorit, në legjislaturën e re të kuvendit, nuk do të jenë të pranishëm gazetarët gjatë seancave parlamentare që do të mbahen.
Lidhur me këtë lajm, gazetarja Esiona Konomi, ka arritur të sigurojë listën e deputetëve të cilët kanë vendosur që një vendim i tillë të zbatohet. Ajo çfarë bie në sy është se asnjëri prej këtyre deputetëve nuk do të jetë pjesë e legjislaturës parlamentare që fillon në shtator.
Postimi i Plotë
Këta janë anëtarët e Byrosë së Kuvendit të cilët vendosën të lënë gazetarët jashtë, të minojnë transparencën dhe të instalojnë censurë.
Asnjë prej tyre nuk do të jetë më në Kuvendin e ri në shtator (me përjashtim të z. Ruçi).
Pra, këta që ikin, vendosin se si do koordinohet (përjashtohet) media me pasardhësit e tyre.
Unë i ftoj të tërhiqen!
Kjo nuk është beteja ime!
Jo vetëm e imja!
As si gazetare, as si qytetare!
Kjo është një betejë për fjalën e lirë dhe raportimin e pavarur!