Gazetarja Anila Hoxha ka reaguar me tone të ashpra ndaj deklaratës fyese të ministrit Sandër Lleshaj për vartësit e tij. Në një status në Facebook, Hoxha i thotë se janë 11 mijë policë në krye të detyrës ndërkohë që dhjetëra të tjerë janë vrarë në detyrë e plagosur në aksione të ndryshme.
Duke i përmendur çdo gjë që kalojnë punonjësit dhe nuk nxjerrin zë, Hoxha me tone të ashpra u shpreh se: “Edhe ata policë! Që ti zoteria juaj! Madheria juaj! Shkelqesia juaj, të bëheshe ministër dhe ti pështyje! Mu ne zemer”.
Shkrimi i plotë: Janë 11 mijë policë në krye te detyrës. Paguhen keq. Me uniforma te dala boje dhe kepuce kartoni. Por ata vazhdojnë ne polici. Herë iu vënë shkelmin e here ju hedhin kraheqafe dorën. Varet nga eprori. Përdoren si ti teket cdo mazhorance, here si kordele ne protesta, here si krahë pune, here u shqepen gradat që ti ngjiten “mikut te mikut”. Here flaken në rrugë e here tradhetohen. Here i turrin ” bjeri qerratait” e here ” qepju kemba kembes ne drejtim te paditur”
Keta 11 mije gra dhe burra , dje e moren vesh që janë policë ndaj sillen me ta si neper anektoda! Kanë dhene jetën 224 policë që janë shpallur deshmorë te atdheut. Ishin policë dhe vdiqen policë. Për 40 policë te vrare, ceshtja e tyre eshte nen proces për tu shpallur deshmore. Edhe ata policë !
256 janë plagosur ne aksione te ndryshme. Edhe ata policë! Që ti zoteria juaj! Madheria juaj! Shkelqesia juaj, të bëheshe ministër dhe ti pështyje ! Mu ne zemer. (A.M/Faxweb.al)