Kryetemë në Republikën e Shqipërisë ditën e sotme u bë kryetarja e Gjykatës së Elbasanit, Enekeleda Kapedani, pas daljes publike të disa video-ve në “Tik Tok”, ku ajo sfilonte në ambientet e institucionit që drejtonte.
Ajo që ra më shumë në sy krahas llastimit të kryegjyqtares në video, ishin market e shtrenjta me të cilat shihej e veshur dhe i reklamonte me krenari.
Në një prononcim në emisionin Opinion mbrëmjen e sotme, gazetarja Klodiana Lala shkoi dhe më tej kur deklaroi se gjyqtarja Kapedani organizonte shoping në Gjykatën e Elbasanit.
Pjesë nga debate në studio:
Klodiana Lala: Fevzi unë di që zonja gjyqtare organizonte shopping në Gjykatën e Elbasanit.
Saimir Vishaj: Jo tani, le të mos i hedhim baltë.
Klodiana Lala: Po të lutem tani, i di unë këto
Saimir Vishaj: Le të mos i hedhim baltë tani…
Klodiana Lala: Kam informacione, madje ka pasur dhe dosje të forta në duar.