Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetTe FunditTe Gjitha

Gazetari rrëfen si familja e tij ktheu mendje dhe nuk hipi në anijen që u fundos në Otranto, çfarë i shpëtoi

Një ditë pas 20-vjetorit të tragjedisë së Otrantos, gazetari Enrik Mehmeti tregon se si familja e tij shpëtoi nga tragjedia e Otrantos, ku humbën jetën dhjetëra njerëz të pafajshëm.

Në një shkrim të publikuar në Facebook, Mehmeti tregon se rreth 20 vjet më parë, ai dhe familja e tij kishin vendosur të niseshin me anijen “Kateri i Radës” drejt Italisë. Mirëpo një detaj i shpëtoi ata nga udhëtimi vdekjeprurës.

“Automjeti i fqinjit qe do te na shoqeronte po vonohej pasi duhet te merrte garanci nga banda kryesore qe nuk do te grabitej pasi do te shoqeronte njerez ne anijen qe ata kishin lidhje…Komunikimi behej vetem me telefonat fiks dhe ajo pergjigje e vonuar shkaktoi ankth te im ate… por qe na shpetoi jeten..

Sapo mberritem ne port pas marrjes se OK, “Kateri i Rades” ishte tejmbushur dhe babai refuzoi te hipnim….Iu drejtuam Triportit per te tentuar ikjen me nje tjeter anije, kete here peshkimi por vrasja e nje personi qe qendroi ne radhe per te hipur ai pasoj e nje plumbi qorr, beri qe familja te nderronte mendjen perfundimisht dhe u rikthyem ne shtepi….”, tregon gazetari.

Për t’iu larguar varfërisë ekstreme dhe tragjedisë së vitit 1997, me shpresën se do të bëheshin pjesë e botës ku punohet e jetohet normalisht, më 28 mars 1997 u nisën nga brigjet e Vlorës 115 persona, shumica familjarisht.

Mirëpo anija me të cilën udhëtonin 115 kërkues të jetës së qetë, u fundos pas një goditjeje katastrofike prej një anijeje italiane në ujërat e Otrantos! 

STATUSI I MEHMETIT

20 vite me pare,81 njerez te pafajshem humben jeten ku trupat e shume prej tyre ,nuk do te gjendeshin kurre. Duke qendruar prane anijes mu kthye ne memorje pika lidhese e jetes time me kete ngjarje te rende.

Ne ate 28 Mars te vitit 1997 ,familja ime vendosi te largohej si shume te tjera nga Shqiperia. Me çantat ne krahe babai me maman u drejtuan per ne portin e Vlores ku i priste kusherira e pare e mamas Bruna, sebashku me bashkeshortin e saj dhe foshnjen e sapo lindur qe nuk kishte dale ende nga ditet,Davidi i vogel..

Automjeti i fqinjit qe do te na shoqeronte po vonohej pasi duhet te merrte garanci nga banda kryesore qe nuk do te grabitej pasi do te shoqeronte njerez ne anijen qe ata kishin lidhje…Komunikimi behej vetem me telefonat fiks dhe ajo pergjigje e vonuar shkaktoi ankth te im ate… por qe na shpetoi jeten..

Sapo mberritem ne port pas marrjes se OK, “Kateri i Rades” ishte tejmbushur dhe babai refuzoi te hipnim….Iu drejtuam Triportit per te tentuar ikjen me nje tjeter anije, kete here peshkimi por vrasja e nje personi qe qendroi ne radhe per te hipur ai pasoj e nje plumbi qorr, beri qe familja te nderronte mendjen perfundimisht dhe u rikthyem ne shtepi….

Ne oret e para te mengjesit mesuam se “Kateri i Rades” ishte mbytur dhe sebashku me viktimat e tjere dhe Davidi i vogel me familjen e tij….E falenderoj baban dhe nenen qe nuk na hipi ne “Anijen e Vdekjes” dhe ndjej dhimbje per ato jete te humbura. Çdo vit qe vijoi,sapo nisa punen si gazetar, i kam qendruar prane familjareve te viktimave te tragjedise me aq mundesi sa kam pasur… Qofte i paharruar kujtimi i tyre!

Enrik Mehmeti në homazhet për viktimat e tragjedisë së Otrantos
Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.