Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Gazetari nga Amerika publikon listën e ”Vetingsave” dhe prapaskenat: Qelbën sistemin, tani pjesë e procesit. ”Lobuan” fort (EMRAT)

Gazetari Flamur Vezaj, që prej ditësh është larguar në Amerikë publikon listën e ”Vetingsave”, anëtarëve të grupit që do kryejnë vettingun dhe disa detaje lidhur me prapaskenat që sipas tij i kanë shoqëruar. Bashkë me komentin, Vezaj, gazetar me përvojë i kronikës së zezë dhe njohës shumë i mirë i sistemit të drejtësisë, publikon edhe listën e fituesve.

”Qelbën sistemin, tani pjesë e procesit. ”Lobuan” fort”, deklaron ai.

KOMENTI i PLOTË:

”Vetingsat….

Pak kohë më parë publikova “perlat” e anëtarëve të zgjedhur të Komisionit të Vetingut. Fatkeqësisht, disa prej tyre jo vetëm që nuk plotësojnë kriteret, por janë edhe të përfshirë politikisht! Tani u votuan nga Rektorët dhe Dekanët emrat e pedagogëve të Fakulteteve të Drejtësisë, të cilet do të votohen më pas edhe në Parlament për t’u zgjedhur si pjesë e KLGj-së (Këshilli i Lartë Gjyqësor) dhe KLP-së (Këshilli i Lartë i Prokurorisë).

Më poshtë keni listën që i kaloi Kuvendit, ku edhe këtu fatkeqësisht u votuan pedagogë që nuk plotësojnë kriteret dhe që duheshin skualifikuar. Madje, në këtë listë kaluan edhe persona që dikur mbanin nivele drejtuese në sistemin e drejtësisë dhe ndikuan në qelbjen e sistemit, pedagogë të promovuar politikisht apo edhe persona që kanë lidhje familjare me pushtetarët (ministra).

Veç këtyre, disa që kishin “lobuar” fort morën vota për të dy këshillat dhe tani do i votojë Kuvendi!

Shpresoj të fitojnë ata që e meritojnë dhe që për fat të mirë ka edhe emra në këtë listë, por kjo nuk është shumë e sigurtë sepse nuk kanë teserë partie!

P.S.Kush do emra, bëni një kërkim të thjeshtë në ”Google” dhe ju dalin të gjitha “perlat” e këtyre!

Suksese_Vetingsave…”

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *