Pas masakrës të ndodhur dje në mes të qytetit të Lushnjës ku mbetën të vrarë dy persona pas një atentati në mes të qytetit, gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Opinion” ka thënë se ky nuk është fundi por fillimi i masakrës në Lushnjë.
Sipas tij nuk janë vrarë autorët kryesorë që kanë kërkuar ekzekutorët e këtij atentati dhe saga e vrasjeve do të vazhdojë.
Hoxha tha se dy autorët e identifikuar nga policia janë të dënuar me vite të tëra dhe janë të lirë.
“Në Lushnjë sapo ka filluar, nuk është fundi por është fillimi i një masakre dhe kemi për ta parë, për shkak se ata që janë vrarë jo autorët kryesorë. Autorët që kanë kryer masakrën janë me të shkuar kriminale, ato janë të dënuar për vrasje dhe nuk e kuptoj se si janë të lirë akoma. Laert Haxhiu (njëri nga autorët) është i dënuar me 21 vite burg në mungesë dhe ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar, nuk e kuptoi se si mund të bëhët diçka e tillë. Motivi i masakrës që po ndodh në Lushnjë ka të bëjë me trafikun e kanabisit. Më vhjen keq që po e them por është fillimi i një masakre të vërtetë në Lushnjë. Autorët kanë lidhje me policinë në Durrës. Tre persona kanë qëlluar me automatikë në Lushnjë në mënyrë barbare”, th Hoxha. (B.H/Shuplaka)