Gazetari Sokol Shameti, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, ka ironizuar performancën e komentatorit të TVSH-së, Pano Xhixho, i cili ditën e sotme ka komentuar nga stadiumi ‘Luzhniki’ të Moskës.
Spipas gazetarit kamontatori i ka mësuar të gjithë shqiptimet e duhura të mbiemrave të lojtarëve, por ka problem vetëm me shqiptimin e disave prej tyre.
Postimi i plotë:
“U bë një Botëror i tërë dhe komentatori i TVSH-së i mësoi gjithë shqiptimet e duhur të të gjithë mbiemrave të gjithë lojtarëve të krejt skuadrave prej të gjitha vendeve, qofshin ata edhe me origjinë nga Afrika, Japonia ose Amerika Latine.
Vetëm Subashiçin nuk mësoi ta quajë dot Subash-iç siç fundja edhe quhet, as Manxhukiçin ta quajë Manxhuk-iç e as Perishiçin, Perish-iç.
Se jemi edhe “vëllezër” pellazgë, jo për gjë. Kjo këmbëngulje kokëfortë tek injoranca veçse na bind për këtë lidhje të fortë gjaku ballkanik që na karakterizon.”
(E.V/Faxweb.al)