AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Gazetari i rrëzon propagandën qeverisë: Në Rinas nuk ka asnjë masë për koronavirusin, asnjë shtetas nga Kina nuk është ndaluar as për kontroll temperature

Pas lajmit se dy persona kanë ndërruar jetë në Itali nga koronavirusi, është ngritur alarmi edhe në vendin tonë për rrezikun ndaj këtij virusi vdekjeprurës.

Ministria e Shëndetësisë ditën e sotme njoftoi se ka shtuar masat në pikat kufitare, dhe kryesisht ka dyfishuar kontrollet në aeroportin e Rinasit dhe se është ngritur një karantinë.

Por nga një vëzhgim në Fax News në aeroportin e Rinasit, gazetari Sokol Dema nuk u lejua që të filmonte karantinën që pretendon ministria se e ka ngritur në Rinas.

Ndërkohë në një lidhje direkte për Fax News nga Kina gazetari Edison Myrteza deklaroi se asnjë shtetas shqiptar nuk është ndaluar për t’u kontrolluar në plotësimin e formularëve apo kontrollin e temperaturës në Rinas pasi ka ardhur nga Kina.

“Asnjë pasagjer shqiptar, “nuk e di për të huajt”. Madje ata ma konfirmojnë personalisht se jo vetëm që nuk kanë plotësuar asnjë formular, por nuk janë ndaluar aspak as për t’u pyetur nga punonjësit e shëndetësisë atje. Thjesht pasi kanë bërë kontrollin e pasaportës dhe më pas janë larguar pa pikën e problemit dhe pa i shqetësuar njeri fare. Kështu që të gjitha ato që thonë nga Ministria dhe Rinasi janë gënjeshtra.”- deklaroi gazetari.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *