Presidenti SHBA-ve Donald Trump pas pyetjes së një gazetari kurd në një konferencë për shtyp në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, në përgjijen e tij iu referua si “Z. Kurd’.
“Po, ju lutem, z. Kurd, shkoni përpara”, tha Trump.
Gazetari i drejtoi Trumpit një pyetje mbi raportet që do të kenë kurdët me SHBA-të pas rënies së shtetit islamik.
Trump u përgjigj se SHBA jep ndihmë të konsiderueshme për kurdët, para se të thoshte se mijëra kurdë vdiqën duke luftuar ISIS.
“Po përpiqemi t’i ndihmojmë shumë,” tha Trump. “Mos harroni që është territori i tyre, ne duhet t’i ndihmojmë ata, ata luftuan me ne, ata vdiqën me ne”.
Një gazetar i Neë York Times më vonë ka shkruar në ‘Tëitter’ se emri i gazetarit ishte Rahim Rashidi dhe ai punon për Kurdistan TV.
(B.H/Faxweb)