Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Deri në 15 qershor janë ndaluar udhëtimet jashtë vendit”, gazetari i DW: Gjermania po përballet me një krizë të thellë ekonomike

Gazetari i Deutsche Welle, Bahri Cani gjatë një interviste ‘skype’ për Fax News foli në lidhje me situatën që është në Gjermani pas shpërthmit të pandemisë së COVID-19.

Duke folur për shifrat e fundit të personave të infektuar nga COVID-19, Cani u shpreh se ka një rënie të shifrave, ku pothuajse janë përgjysmuar, ndërkohë që shtoi se kurba është drejt rënies dhe po bëhet horizontale.

“Ka rritje të vogël, po rritjet janë të përgjysmuara në krahasim me më parë. Momentalisht kemi 160 mijë të infektuar numri total, por të vdekur fatkeqësisht janë rreth 6600, ajo çfarë është më e mira është se janë shëruar 124 mijë persona. Kemi 38 mijë që konsiderohen ende si të infektuar. Numri i të infektuarve po ngadalësohet dhe kurba ka marrë një linjë në rënie. Gjermania e ka psur gjithmonë nën kontroll situatën edhe në spitale.”-tha Cani.

Po ashtu Cani foli edhe për ekonominë, ku tha se Gjermania po pëson një krizë të thellë ekonomike, e cila krhasohet me krizën e viteve ’30 të shekullit të kaluar.

“Në Gjermani kriza ekonomike është vërtetë e thellë. Këtë e ka thënë dhe kancelarja. kjo është kriza më e madhe që ka përjetuar Gjermania që prej viteve ’30 të shekullit të kaluar. 5.8% është rritja e papunsisë, ndërkohë që 6.3 % do të jetë rënia ekonomike. Turizmi është një nga industritë që ka pësuar rënie, industria e autmobilave po ashtu ka pësuar një goditje, restorantet, gastronomia. Ndërkohë që pritet që vitin e ardhshëm sipas parashikimeve do të ketë një rritje prej 5% të ekonomisë.”- tha Cani.

Po ashtu gazetari foli edhe në lidhje me lehtësimin e masave pas rënies së numrit të të infektuarve.

“Njerzit janë lodhur duke qenë gjatë gjithë kohës brenda, por Gjermania ka vendosur tashmë që të lehtësojë disa masa. Në 6 maj priten të lehtësohen masa të reja. Deri tani e obligueshme është që të mbahen maska në transportin publik, po ashtu edhe në dyqane, mirpo në rrugë nuk është detyrim.
Ndërkohë që udhëtimet jashtë vendit janë të ndaluar deri në 15 qershor të këtij viti. Shkollat pjesërisht janë hapur, edhe parukeritë hapen të hënën, muzetë, parqet, priten të hapen dhe kishat dhe xhamitë.”-u shpreh Cani.

(M.Q/Faxweb.al))

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close