Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është shprehur tepër i zhgënjyer me gjendjen ku ka arritur vendi ynë, ku një gazetar falenderon një politikan vetëm përse i jep të drejtën e fjalës.
I ftuar në Real Story, drejtuesi i emisionit kërkoi që të flisnin për një ccështje jashtë temave të parashikuara dhe Basha i tha sigurisht.
Gazetari e falenderoi për përgjigjen pozitive, ndërsa Basha ia ktheu që këtu të mohohet e drejta e fjalës.
Pjese nga biseda:
Minxhozi: Unë e shoh si tepër të rëndësishme temën e shëndetësisë, covid-it, ndaj doja t’ju pyesja.
Basha: Po sigurisht, përsa kohë kemi minutazhin që të flasim për këtë gjë.
Balla: Po faleminderit.
Basha: Unë jam i gatshëm që të flas me ju për çfarë të dëshironi ju.
Balla: Faleminderit, unë e thashë dhe në fillim që ju jeni përgjigjur pozitivisht dhe me korrektësi dhe thirrjeve në këtë emision.
Basha: Asgjë të lutem, ky jam unë, me parime demokratike dhe perëndimore, kështu do të jetë dhe pas 25 prillit, s’keni pse të më falenderoni. Kjo tregon diçka, që shikoni ku ka arritur vendi, saqë një gazetar falenderon një politikan për një gjë që i takon. Sepse këtu të mohohet edhe e drejta e fjalës.
(E.H/Faxweb.al)