Bora Meta votonte sot për herë të parë. Ajo u shfaq krah prindërve, Ilirit dhe Monikës po nuk i fshehu as emocionet. E pyetur nga gazetarët nëse kishte një koment në lidhje me herën e saj në votime, Bora u duk se u gjet e suprizuar.
Ajo nuk tha asgje dhe situatën e kaloi me një buzëqeshje. Nuk mungoi që në ndihmë të saj të vinte Kryemadhi e cila tha se Bora nuk kishte përgatitur ndonjë fjalim.
“Kam mesazh për çfarë nuk duhet të votojnë shqiptarët. Duhert të votojnë me ashpërsinë më të madhe kundër atyre që kërcënojnë të drejtat e tyre. E ardhmja e tyre është gjëja më e shenjtë për ta. Dhashë mesazh të qartë.
Duhet të ndëshkojmë ata që duan të blejnë të ardhmen e tyre. E ardhmja e tyre nuk ka çmim. Nuk është momenti për të bërë deklarata politike, është momenti që shqiptarët të shkojnë dhe të votojnë”, tha Presidenti Meta në fjalën e tij. (E.K/SHUPLAKA)