Italia nuk është në këtë Botëror, por në 2006-ën ka qenë dhe ka arritur të fitojë, pavarësisht momenteve të vështira që kishte kaluar. Trajneri i atij ekipi, Marcello Lippi, e kuptoi se mund të fitonte që në maj.
“Kujtimi i parë i 2006-ës? Pavarësisht rrëmujës që ndodhi në maj dhe Calciopolit, djemtë arritën t’i kthenin kritikat në forcë”, ka thënë Lippi.
Ai ka treguar më tej dhe faktin se Gattusp i kishte thënë se do ta ‘’vriste’’ në rast se ai do të lagohej nga kombëtarja.
“Mbaj mend sa i motivuar ishte Gattuso, i cili më thoshte se do të më vriste po të largohesha, por edhe qetësinë dhe sigurinë e Pirlos. Ai ekip kishte lider të mëdhenj: Buffon, Cannavaro dhe Peruzzi, pika e vërtetë e referimit. Sa herë që shikoj imazhin e asaj ditë, më kujtohet gjithçka”, tha Lippi.