Mjeku nga Tearca e Tetovës, Abdulxhelal Esati ka bërë një thirrje presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, duke i ofruar ndihmën e tij gjatë kësaj periudhe të vështirë.
67-vjeçari është drejtuar me një letër Vuçiçit, duke kërkuar që t’i bashkangjitet stafit mjekësor në një zonë malore, për të ndihmuar qytetarët serbë.
“Doktor Xheki”, ashtu si i referohen mediat serbe, ka treguar për “Kurir.rs.” se ai i detyrohet Serbisë shumë në lidhje me karrierën e tij.
Kuriri serb ka publikuar edhe një fletë-anëtarësim në Abdulxhelal Esatit në Bashkësinë (Shoqërinë) serbe të Maqedonisë. Esati ka shërbyer si anesteziolog në Spitalin e Tetovës për shumë kohë, deri në pensionimin e tij.
(E.H/Faxweb.al)