Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Gati 1 vit pasi Covid-19 “pushtoi” botën, Kina do të lejojë hetime ndërkombëtare për origjinën e virusit

Kina ka “dhënë fjalën” se do të lejojë ekspertët e huaj për të kryer hetime në lidhje me origjinën e virusit Sars Cov-2 që ka pushtuar botën, ka njoftuar Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Michael Ryan, Drejtori për emergjencat në organizatën e Kombeve të Bashkuara, nënvizoi se zyrtarë të qeverisë kineze kanë premtuar të mundësojnë një udhëtim të këtyre ekspertëve sa më shpejt të jetë e mundur.

Rastet e para me virus u zbuluan në qendër të qytetit kinez të Wuhan, në fund të vitit 2019.

Kina prej kohësh ka refuzuar thirrjet për të lejuar një hetim ndërkombëtar në lidhje me origjinën e virusit, duke thënë se ato janë të motivuara politikisht.

Doktori Ryan shton se një ekip i plotë i ekspertësh do të zbresë në terren për të marrë pjesë në fazën e parë të hetimit brenda muajve të ardhshëm.

“Është e qartë se ne duam të mësojmë rreth origjinës së virusit. Duam të dimë nga erdhi apo nëse do të rishfaqet në të ardhmen. Besoj se dhe kolegët tanë kinezë duan përgjigje për këto pyetje”, tha Ryan.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *