Një burrë i cili u martua me një 71-vjeçare, që kur ishte vetëm 17 vjeç pasi e takoi në një funeral, ka zbuluar se ajo ka pësuar një sulm në zemër.
Gary Hardwick, tani 21 vjeç, u bëri thirrje ndjekësve të TikTok të luten për shërimin e gruas së tij Almedas. Çifti u martuan në vitin 2015, vetëm dy javë pasi u takuan në funeralin e djalit të Almedas, Robertit.
Në një video në mediat sociale, Gary tha se nusja e tij 75-vjeçare ishte me “rrezik të lartë”. Ai tha se ajo ka pësuar “tri bllokime në zemër dhe është me rrezik shumë të madh për jetën e saj”.
Në llogarinë e përbashkët, ai falenderoi të gjithë dashamirësit për mbështetjen e tyre dhe tregoi se Almeda ka pësuar një sulm në zemër në prill dhe tashmë ata po prisnin të takoheshin me një mjek e të mësonin më shumë lajme. Normalisht çifti ka ndarë me ndjekësit në TikTok video pozitive, duke kërcyer dhe kënduar.