Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Garuan mes tyre për kreun e FSHF-së, Duka prek me fjalët për Bashkim Finon: Vdekja e tij më ka sjellë një hidhërim të veçantë

Kreu i FSHF-së Armand Duka përmes një postimi në facebook i ka shprehur ngushëllimet familjarëve dhe miqve të ish-kryeministrit Bashkim Fino i cili ndërroi jetë nga Covidi mëngjesin e sotëm.

Duka shprehet se ndihet i hidhëruar nga nga ndarja e parakoshme nga jeta e Finos, ku përveç kontributeve në politikë prej ish-deputetit, kreu i FSHF-së thekson dhe dashamirësinë e të ndjerit ndaj futbollit.

Postimi i plotë: Lamtumirë i dashur Bashkim!

Përtej trishtimit, që sjell çdo humbje, lajmi për largimin nga jeta të politikanit dhe njeriut publik Bashkim Fino, më ka sjelle hidhërim të veçantë. Ai përpos kontributeve të veçanta dhe të vlerësuara në politikë, ka qënë një dashamires i veçantë i futbollit.

Një personazh i veçantë i politikës, që gjithmone nuk ka munguar të jetë i pranishëm në stadium apo për të dhënë kontributin e tij për të mirën e kësaj loje të mrekullueshme.

Në këtë moment të vështirë për familjen dhe miqtë e tij të shumtë, gjej rastin t’i shpreh familjes dhe të afërmve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre më të dashur.

Lamtumirë Bashkim, lamtumirë mik, familjar dhe dashamirës i madh i futbollit !

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.