AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Gara për ILD/ KED ndërpret verifikimin për Xhaferllarin, Radon dhe Malajn, ja 3 emrat e tjerë që vijojnë garën

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur të ndërpresë proceduat e verifikimit dhe pikëzimit për 3 kandidatë për Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë. Gjatë mbledhjes së mbajtur sot, anëtarët e KED kanë marrë vendimin që procedurat e verifikimeve të mos vijojnë më tej për Artur Malajn, Marsida Xhaferllarin dhe Klodian Radon.

Për Malajn u mor ky vendim sepse ai është shkarkuar nga procesi i vetingut, ndërsa Xhaferllari është zgjedhur anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Sa i takon Klodian Rados, ai është tërhequr vetë nga gara. Përfundimin e procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidaturës së z.

“Klodian Rado, për shkak të tërheqjes nga kandidimi, për vendin vakant për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, të shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në dt. 01.03.2019 dhe rishpallur në dt. 09.09.2019”, ka njoftuar KED për mediat.

Sakaq, për Sokol Stojanin, Lindita Trojën dhe Joana Qorrajn KED ka vendosur që të vijojnë garën.

Njoftimi i plotë i KED:

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 02.12.2019, zhvilloi mbledhjen e radhës, me këtë rend dite: “Shqyrtimi i rasteve për gjetjet e deritanishme, në procedurën e verifikimit të kandidatëve për vendin vakant për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, si më poshtë:

  1. Artur Malaj
  2. Joana Asimi Sorraj
  3. Klodian Rado
  4. Lindita Troja
  5. Marsida Xhaferllari
  6. Sokol Stojani

Në përfundim të diskutimit të çështjeve të rendit të ditës, Këshilli vendosi:

  1. Ndërprerjen e procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidaturës së z. Artur Malaj për vendin vakant për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, të shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në datën 01.03.2019;

Shfuqizimin e vendimit nr. 69, dt. 24.07.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi “Për lejimin e kandidimit të kandidatit Artur Malaj, në vendin vakant për Inspektor të Lartë të Drejtësisë”, të shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në datën 01.03.2019;

Ndalimin e kandidimit të kandidatit Artur Malaj në vendin vakant për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në datën 01.03.2019.

  1. Lejimin e kandidimit të kandidates Joana Asimi Qorraj, në vendin vakant për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, të shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në dt. 01.03.2019 dhe rishpallur në dt. 09.09.2019;
  2. Përfundimin e procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidaturës së z. Klodian Rado, për shkak të tërheqjes nga kandidimi, për vendin vakant për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, të shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në dt. 01.03.2019 dhe rishpallur në dt. 09.09.2019;
  3. Lejimin e kandidimit të kandidates Lindita Troja, në vendin vakant për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, të shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në dt. 01.03.2019 dhe rishpallur në dt. 09.09.2019;
  4. Përfundimin e procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidaturës së z. Marsida Xhaferllari, për shkak të tërheqjes nga kandidimi, për vendin vakant për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, të shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në dt. 01.03.2019;
  5. Lejimin e kandidimit të kandidatit Sokol Stojani, në vendin vakant për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, të shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në dt. 01.03.2019 dhe rishpallur në dt. 09.09.2019.

Në mbledhjen e radhës së KED, ky këshill do të vijojë me intervistimin e kandidatëve të lejuar për kandidim, e më pas me procedurat e verifikimit, vlerësimit dhe pikëzimit të tyre, si më poshtë: Artur Metani, Eris Hysi, Joana Asimi Sorraj, Lindita Troja, Sokol Stojani.

(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *