8 kandidatë kanë mbetur tashmë në garë për garën për kreun e BKH-së, ndërsa 10 të tjerë janë skualifikuar. Më poshtë është lista me 8 persona që vijojnë garën dhe do të përballen me makinën e së vërtetës.
Mes 8 kandidatëve që janë ende në garë, janë edhe dy gra, Aida Hajna Veizaj, e cila është zëvendësdrejtoreshë e Policisë së Shtetit, si dhe ish-drejtoresha Rajonale e Kufirit dhe Migracionit në Durrës, Lindita Nushi.
1-Aida Veizaj
2-Ardian Çipa
3-Artur Beu
4-Ervin Hodaj
5-Gentjan Shehaj
6-Lindita Nushi
7-Idajet Faskaj
8-Ylli Pjetërnikaj
Këta 8 kandidatë kanë kaluar testimet fizike dhe ato me shkrim, ndërsa përballë testit të së vërtetës, do të jetë dhe sfida e tyre e fundit, në mënyrë që të shpallet fituesi.
NJOFTIM PËR MEDIA NË LIDHJE ME PËRZGJEDHJEN E DREJTORIT TE BKH-së:
E premte 14.02.2020
Komisioni i Përzgjedhjes për Drejtorin e BKH-së ka përfunduar vlerësimin e testit të aftësive fizike, testit të arsyetimit logjik dhe të aftësive për të shkruajtur raporte dhe ka llogaritur pikët totale për secilin kandidat, për të identifikuar kandidatët më të mirë për Drejtor të BKH-së, që do të marrin pjesë në fazat e tjera të përzgjedhjes.
Komisioni mbeti shumë i kënaqur nga cilësia dhe performanca e aplikantëve, dhe si pasojë ka vendosur që të rrisë numrin që do të konkurojë në fazat e fundit nga 6 në 8 kandidatë. Më poshtë jepet lista e kandidatëve që do të ftohen të marrin pjesë në fazat e mëtejshme të përzgjedhjes.
Aida Veizaj
Ardian Çipa
Artur Beu
Ervin Hodaj
Gentjan Shehaj
Lindita Nushi
Idajet Faskaj
Ylli Pjetërnikaj
Drejtues i Prokurorisë së Posaçme
Arben Kraja
(E.K/Faxweb.al)