Milani e ka mbyllur sezonin 2017/18 me spektakël, duke fituar 5-1 kundër Fiorentinës në “San Siro”.
Milani edhe sezonin e ardhshëm do të bëjë gara në Europa League. Ekipi i Genaro Gatusso-s është treguar i papërmbajtshëm në javën e fundit të “Seria A” duke shpartalluar Fiorentinën me rezultatin e thellë 5-1.
Skuadra mike kaloi e para në avantazh me Simeone-n, por ‘djalli’ përmbysi shifrat që në pjesën e parë me Calhanoglu dhe Crotone.
Fraksioni i dytë i lojës ishte një spektakël i vërtetë për të pranishmit në “San Siro”. Kalinic, sërish Cutrone dhe në fund Bonaventura kompletuan golat për Milanin i cili siguron pjesëmarrjen direkt në “Europa League” për sezonin e ardhshëm.
Milani e mbylli sezonin në pozitën e gjashtë me 64 pikë, duke arritur 18 fitore, 10 barazime e 10 humbje në 38 xhiro.
https://www.youtube.com/watch?v=t2VJowYgJr4
(B.H/Faxweb)