Pas një periudhe të qetë, me muajin shtator ka nisur gara në shpalljen e kandidaturave për zgjedhjet e ardhshme lokale. Të ftuar në studion e ‘Fax News’ për herë të parë pranojnë për të kandiduar për Bashkinë Lezhë dy politikanë, deputeti aktual i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu dhe kryetari i Bashkimit Demokristian i Shqipërisë, Eduard Ndocaj.
Ndreu tha se nëse Partia Socialiste do të vendoste për emrin e tij, ai do ta konsideronte këtë një sfidë.
Gjithashtu edhe kryetari i partisë Bashkimi Demokristian i Shqipërisë Eduard Ndocaj tha se ka një platformë për qytetin e Lezhës, të harruar nga politika e këtyre 27 viteve.
Zgjedhjet lokale do të zhvillohen në qershorin e vitit të ardhshëm, zgjedhje të cilat janë një test i fortë për forcat kryesore politike.
https://www.youtube.com/watch?v=gbskfHL_AFY&feature=youtu.be