Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kërkuar mbështetjen e demokratëve në zgjedhjet për kreun e ri të Selisë Blu që do të mbahen në datë 13 qershor.
Në një postim në Facebook, Lulzim Basha i bën thirrje demokratëve që në 13 qershor t’i japin një përgjigje të qartë regjimit Rama-Doshi.
Ai më tej thekson se ata nuk do të dorëzohen dhe nuk do heqin dorë nga demokracia, duke shtuar se ata do të largojnë pakicëbn që mban peng përkohësisht ndryshimin e Shqipërisë.
“Në 13 qershor demokratët do t’i japin një përgjigje të qartë regjimit Rama-Doshi: Ne nuk dorëzohemi. Ne nuk heqim dorë nga demokracia. Ne nuk heqim dorë nga Shqipëria. Ne do ta largojmë pakicën që ka ndaluar përkohësisht ndryshimin, që duan dhe meritojnë shqiptarët”, shkruan Basha.
(E.H/Faxweb.al)