Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashSportTe FunditTe Gjitha

Gafat në statujën e Zlatan Ibrahimovic zemërojnë një Suedi të tërë (detajet me foto)

“Ka lojtarë që fitojnë tituj, të tjerë që kanë statuja dhe të tjerë që fitojnë tituj e kanë statuja njëherësh”. Këto janë fjalë të Zlatan Ibrahimovic, të thëna në të njëjtën ditë kur u përurua statuja e tij, në hyrje të stadiumit të Malmoe. Tani është po ai, që pa se si u përurua statuja e tij me një koleksion gabimesh tipografike dhe të tjera për titujt e fituar. Disa gabime janë jashtëzakonisht serioze, siç bëhet fjalë për dy titujt e Serie A me Juventusin, që i atribuohen sulmuesit në vitet 2005 dhe 2006.

Në fakt, zyrtarisht ato dy tituj i humbi Juventusi për shkak të skandalit në futbollin italian, të njohur si “Calciopoli”. Por, nuk kishte as një, as dy gabime, që e eklipsuan statujën e gjigantit suedez. Për shembull, në vend të “Ligue 1” (kampionatit francez) është shkruar “Ligue!”, në vend të “FC Internazionale” duhet të lexoni “FZ Internazionale”, dhe në vend të “Copa Mundial de Clubes FIFA” shkruhet “FIFA Club Wold Gup“.Dhe mungesa e shkronjës “C” e shndërroi “Trophée des Champions” në “Trofe des Hampions”.

Gabimet u përhapën shpejt nëpër rrjetet sociale, ndërsa shkaktuan zemërim të madh në Suedi. Skulptori Peter Linde u mërzit dhe nuk pranoi të merrte përgjegjësi për gabimet, duke siguruar që Federata Suedeze e Futbollit ia dërgoi atij tekstet, që i shkruajti në gur dhe më pas u shfaqën në statujën përfundimtare të Ibrës. “Pse bëhet një problem kaq i madh?” – pyeti Linde, ndërsa premtoi se gabimet do të korrigjohen sa më shpejt që të jetë e mundur.

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *