Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Gafa” e trafikantëve, kapen 690 kg kokainë në Itali. Gabimisht në fabrikën e lëkurës (DETAJET)

Autoritetet italiane kanë kapur një sasi rekord kokaine në Itali në zonën e Vicencës pasi u njoftuan nga pronari i një fabrike lëkure, i cili sipas mediave italiane nuk kishte lidhje me trafikun e drogës, por gabimisht ngarkesa kishte mbërritur tek biznesi i tij. Kokaina ishte fshehur midis lëkurave, dhe nëse do të futej në treg do të arrinte në dhjetëra milionë euro.

Ngarkesa me kokainë ka mbërritur gabimisht në magazinat e një fabrike lëkure në komunën Zemerghino në provincën e Vicencës.

Droga është gjetur fshehur në një kontenier që transportonte lëkurë nga Amerika e Jugut drejt Italisë. Kontenieri kishte hyrë në Itali nga porti i Livornos duke udhëtuar nga Brazili përmes Portugalisë.

Dyshohet se gjatë tranzitimit të tij është gabuar në shpërndarjen e numërimit të kontenierëve. Autoritetet italiane po zhvillojnë hetime, por janë treguar të rezervuara në dhënien e informacionit. (B.H/Faxweb)

 

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.