Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Gafa e FSHF-së/ “Zhvendos” Korçën në verilindje, gazetari: Lëre që shkruajnë pa “ë”, por edhe fjalën e kanë shkruar gabim

Siç është bërë traditë e përvitshme, FSHF organizon çdo vit Kupën Pavarësia për festat e nëntorit, me skuadra nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Edhe këtë FSHF ka publikuar agjendën e këtij eventi ku ndeshjet do të luhet në Korçë, më datën 27 nëntor dhe përfaqësues nga vendi ynë do të jetë Skënderbeu vendas, ndërsa nga Kosova, 2 Korriku i Prishtinës. Otranto vjen si gjithnjë nga Mali i Zi, ndërsa nga Maqedonia do të zbarkojë Struga.

Megjithatë, në njoftimin e saj FSHF duket se çalon në drejtëshkrimin e shqipes, kur përveç se shkruan pa “ë”, bën Korçën e “zhvendos” në verilindje, madje edhe fjala ‘verilindje’ shkruhet gabim. Ka qenë gazetari i sportit Eduard Ilnica.

“Mirë që në faqen zyrtare (FSHF) shkruajnë pa “ë”, por që Korça të quhet verilindje, këtë sot e mora vesh…
Po edhe vetë fjalën e kanë shkruar gabim…”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Njoftimi në faqen zyrtare të FSHF-së

(B.H/FAXWEB)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *