AktualitetFlashKryesoreOpinione&AnalizaTe FunditTe Gjitha

Gaba: Suela dhe përbindëshat e Rilindjes!

Pas arrestimit të anëtares së AMA-së dhe njëkohësisht gazetares Suela Musta mëngjesin e sotëm nga operacioni blic i bërë nga policia, ka reaguar gazetari Dritan Kaba.

Përmes një shkrimi të tij, me fjalë të tjera Kaba ka vënë në dukje padrejtësit që bëhen me drejtësinë, ku lihen të lirë persona të akuzuar për krime dhe korrupsion në shifra marramendëse me koncesionet, ndërsa arrestohet një gazetare për dhënien e një vote, sikurse shprehet ai, për një licenncë kabllori skandaloze.

Shkrimi i plotë i Gabës:

SUELA DHE PERBINDSHAT E RILINDJES!
Arrestohet Suela Musta se paska votuar per nje licennce kabllori skandaloz, qe mund te shkoje maksimumi si investim 50 mije euro, ndersa ajo qe firmosi koncensionin e Milot- Balldren 260 milion euro nje individi qe merrte asistence sociale gezon milionat me roje shteti.
Kjo eshte Rilindja!
Ndersa Damiani i dha dy tendera 32 milion euro me letra fallco eshte i lumtur me gurune. Firmosi edhe 230 milion per dajen e nipit qe merrte asistence sociale.
Sajmir Tahiri shijon lirine me eskursione dhe me avokat Edi Ramen.
Ilir Beqja i pashqetesuar konsumon koncensionet me te llahtarshme ne shendetesi. Ku vetem ne nje prej koncensioneve, ate te Vilmes, shteti deri tani ka paguar plot 7 milion euro per pune te pakryer. Ndersa ne vetvete eshte koncensioni dhe sherbimi me i pavlefshem per qytetaret.
Sa do rendisja, po u lodha mu ngriten edhe nervat. Mund te hehet liber me shume vellime. Ka plot. Nga fikja e radareve, tek skandalet e rilicensimit te universiteteve. Nga tenderat korruptive te ilaçeve te skaduara tek lirimi i banditeve., te dyja njesoj vrasin. Nga tenderat “sekrete” tek anuzimet me doganat. Nga skandalet me areoporte tek grabitja e tokes publike te teatrit. Nga ligji korruptiv antikushtetues i dividentit, tek koncensioni i Orikum – Dukat.
Deri tani jane te pa “kapur” nga ky shtet mafioz me plot kuptimin e fjales te gjithe shefat e lanoratereve te kokaines dhe heroines. Drejtoret e policise qe jane ne kerkim, vazhdojne pushimet te qete.
Kjo eshte Rilindja. Keta jane nijte e eterve. Hakmarrja e tyre nuk do ndalet, nese nuk e ndalim tani.

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *