Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes me kandidatët pjesmarrës në listën e Partisë Socialiste të Tiranës, u rikthye tek arsyet që e shtynë të përfshinte Najada Çomon dhe Luljeta Bozon në partinë Socialiste. Rama u shpreh se ato janë produkt i dy ngjarjeve që thyen në mes mandatin e dytë të Partisë Socialiste, si dhe për rolin e jashtëzakonshëm të tyre në jetën sociale gjatë 15-muajve të fundit.
“Njerëzit identifikohen jo thjesht me një parti por me vetëveten. Gjejnë në një skuadër profile dhe eksperienca të ngjashme me veten, për të patur më pas besim te politika si një mjet për të arritur qëllimet e përbashkëta.
Qoftë zgjedhja e Luljetës, qoftë zgjedhja e Najadës janë produkt i dy goditjeve të rënda që e thyen në mes mandatin tonë të dytë.
Qoftë tërmeti qoftë pandemia na sprovuan në mes të një procesi transformues. Ajo që mbetet për të bërë që shëndetësia jonë të shkojë në një nivel tjetër është akoma shumë.
Është e paimagjinueshme të mendosh se çfarë mbështetje se çfarë përkujdesje do kishte sistemi ynë shëndetësor të përballej nëse virusi do të kishte zbritur në këtë vend disa vite më parë kur sistemi ynë ishte në një gjendje që të thuash e mjerueshme është pak.
Prania e Luljetës dhe Najadës është nevoja e adresimit tek individë që kanë patur një rol të jashtëzakonshëm këtio 15 muajt e fundit. Nga ana tjetër është shprehje e vullnetit tonë për zhbërjen totale të dëmeve të tërmetit, ku deri në pranverën e ardhshme do të rikthehen në banesë të gjitha familjet e prekura nga tërmeti.
Ne kemi të gjitha arsyet të ndihemi krenar për çfarë kemi bërë në këto dy drejtime, jemi e vetmja forcë që mund të arrijmë ku duhet.
Përtej këtyre du sfidave të mëdha në të gjithë drejtimet e tjera ne jemi në gjëndje të themi që çka është bërë është provë e faktit që ne e dimë se ku duam të shkojmë për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë.
Është e lehtë dhe e bukur ta thuash por është shumë e vështirë ta bësh. Partia Socialiste është mësuar që të bëjë gjëra të vështira dhe për t’ia dalë atje ku duket se është e pamundur“, tha Rama.