Mjeku i njohur shqiptar që jeton dhe punon në Spanjë, Kita Sallabanda deklaroi në emisionin Open se në Peru vaksina kineze u ndërpre për efekte anësore dhe mortalitete.
Ai shtoi se në Kili me këtë dozë janë vaksinuar 38% e popullsisë, por edne nuk është krijuar imuniteti i kolektivit, teksa zbuloi dhe arsyen se pse ne morëm Sputnik V dhe pse po kontraktojmë Sinavac e Kinës.
Sallabanda: Shikoni, ne duhet të tregohemi real lidhur me çfarë po ndodh. Sa i takon vaksinës kineze, në Peru u ndalua sepse kishte efekte anësore, shkaktoi probleme.
Vasili: Çfarë problemesh shkaktoi?
Sallabanda: Shkaktoi vdekje në një numër të konsiderueshëm të njerëzve. Në Kili me vaksinën kineze janë vaksinuar 38% e popullsisë, por ende nuk është bërë e mundur imuniteti i tufës nga vaksinimi. Mirëpo e vërteta është kjo, që efektet anësore që çojnë deri në mortalitete janë shumë herë më të vogla se sa dobishmëria e saj. Janë shumë të pakta vdekjet nga vaksina, krahasuar me vdekjet si pasojë e Covid duke mos u vaksinuar. Qeveria shqiptare nuk kanë marrë sa duhet nga Pfizer apo Moderna dhe janë detyruar të marrin atë ruse dhe të hyjnë në bisedime me atë kineze. Unë mendoj që është detyruar për këtë vendim.
Gjithashtu edhe mjeku Ilir Alimehmeti u shfaq skeptik në lidhje me përdorimin e vaksinës ruse në vendin tonë.
Ai theksoi thotë se i beson fort certifikimit, ndaj duhet të kishim pritur, jo të bëheshin veprime duke u bazuar në rritjen e rasteve të reja dhe të jetëve të humbura.
“Nuk ka efikasitet sipas moshave. Nuk dimë asgjë për efektet anësore, ndërsa në krahasim me janarin dhe shkurtin, nisi rritja e rasteve dhe e vdekshmërisë. U kuptua se nuk ka kohë për të humbur, do duhet të ishim një hap më parë dhe të mos kishim këtë diskutimin para mbrapa me publikun. Duhet të qëndrojmë në njëtrajtshmëri.
Sputnik që me 4 mars është marrë në shqyrtim nga EMA, unë do prisja certifikimet zyrtare. Unë i besoj fort certifikimit europian. Mjekësia bazohet mbi të dhëna, të dhënat janë aty. Duhet të kemi më shumë kujdes në këtë drejtim”, tha Alimehmeti.