Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Futbollisti shqiptar e pranon: Po është e vërtetë që jam prekur me Covid-19, nuk kam pasur asnjë shenjë nga virusi

Izair Emini është një nga lojtarët nga Maqedonia e Veriut që ka luajtur në Superiore, e madje edhe ka spikatur në radhët e skuadrës së Kukësit. “VipSport” ka dashur që të kontaktojë me lojtarin, e madje vetë Emini ditën e sotme është shprehur: “Nuk është moment për një intervistë, do të flasim së shpejti”. Ndërkohë lojtari ka folur për mediat kosovare duke konfirmuar se është prekur nga virusi, por është duke e kaluar në periudhë karantine…

“Po është e vërtetë që jam prekur me Covid-19, dje kemi bërë testet që të shohim se a jemi pozitiv apo negativ, ndërsa unë fatkeqësisht kam rezultuar pozitiv. Unë nuk kam pasur asnjë shenjë nga ky virus që po flitet. Nuk kam pasur asnjë problem me fyt, kollitje apo shqetësime në gjoks. Jam normal dhe shumë mire”.

“Jam vetizoluar për 14 ditë, pasi kështu kam udhëzimet nga kontrolli shëndetësor dhe nuk mund të lëviz më shumë. Jam në shtëpi. Duhet të qëndroj në shtëpi me një dhomë. Nuk kam pasur kontakte me ndonjë futbollist, trajner apo aktorë të futbollit, thjesht kam bërë stërvitjet individuale pa ndërprerje”, – u shpreh 34-vjeçari nga Tetova, Izair Emini që edhe verën e shkuar ka pasur oferta nga disa ekipe të elitës sonë.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *