Sulmuesi i Liverpulit Mohamed Salah, papritur ka ndryshuar pamjen e jashtme duke qethur flokët shkurt. Në foton e postuar prej tij në Instagram ai shfaqet me modelin e ri të flokëve dhe siç shihet qartë ka një ngjashmëri të madhe me reperin shqiptar Ledri Vula.
Futbollisti ka vendosur ti mbajë sërish kaçurelat etij por në një stil më modern, duke qethur anët e kokës. Ndryshimi në pamje ka dhënë efekt të menjëhershëm dhe tek vetë ai duke e ndarë ndryshimin e bërë me fansat në Instagram.