Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashSportTe FunditTe GjithaTeknologji & Kuriozitete

Futbollisti që është më i pasur se Ronaldo e Messi përfundon në Portugali, babai i tij është njeriu që ka shpenzuar më shumë para në botë për ‘qejf’

I njohur si futbollisti më i pasur në botë, Faik Bolkiah është zhvendosur në Portugali duke nënshkruar për Maritimon nga Leicester City. Faik njihet si lojtari më i pasur në botë për shkak të babait të tij Jefri Bolkiah, i cili është Princi i Bruneit dhe vëllai i Sulltanit të Brunei, Hassanal Bolkiah.

Pasuria familjare raportohet të jetë rreth 28 miliardë dollarë, që do të thotë se familja e Faik është më e pasur se shumë pronarë të klubeve. Faik është 22 vjeç dhe kishte luajtur më parë në Angli, kur nënshkroi për Leicesterin në vitin 2016.

Ai tani ka nënshkruar për Maritimon, për të kërkuar minuta më shumë, pasi nuk ka luajtur kurrë për Dhelprat. Kur nënshkroi për klubin portugez ai tha: “Ky është vendi më i mirë për të vazhduar karrierën time të futbollit”.

Ish lojtari i Leicester ka lindur në Los Angeles, por u transferua në Angli për tu arsimuar dhe fillimisht nënshkroi si lojtar i akademisë në Southampton në vitin 2009.

Ai ka mundur të përfundojë te Arsenali ose Chelsea përpara se të nënshkruante me Leicester katër vjet më parë. Deri më tani ai ka bërë gjashtë paraqitje për ekipin kombëtar të Brunei, ku ka shënuar edhe golin e tij të parë, dhe deri më tani të vetëm, kundër Laos në vitin 2016. Babai i lojtarit njihet si njeriu që ka harxhuar ndoshta më shumë para se çdo njeri tjetër në tokë. Tani 65-vjeçar, ai festoi ditëlindjen e tij të 50-të me festime që përfshinin një koncert nga Michael Jackson që i kushtoi atij 17 milionë dollarë.

Xhaxhai i Faik që është Sulltani i Bruneit. Ai gjithashtu kishte një koncert privat nga Whitney Houston, ku këngëtares iu dha një çek i bardhë, ku iu kërkua që të vendoste vet çmimin që sipas mediave i kushtoi atij 7 milionë dollarë.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *