Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


BotaFlashTe FunditTe Gjitha

Futbollisti i Arsenalit ofendon rëndë kryeministrin e Anglisë: F**k Boris…

Ju me siguri do të kujtoni që Rosalia u bë protagoniste e zgjedhjeve të fundit të përgjithshme. Arsyeja? Një “cicërimë”, në të cilën tregoi refuzimin e saj për VOX në zgjedhjet e fundit të përgjithshme në Spanjë.

“Fuck VOX” – shkroi këngëtarja, fjalë që gjeneruan një shumësi reagimesh, pro dhe kundër. Epo, këtë të enjte u mbajtën zgjedhjet britanike dhe një futbollist ka postuar një mesazh shumë të ngjashëm.

Bëhet fjalë për Héctor Bellerín. Mbrojtësi katalanas i Arsenalit u pozicionua mbi garën elektorale me fjalë të ashpra, përmes të cilave sulmoi kryeministrin Boris Johnson: “Të rinjtë kanë mundësinë të ndryshojnë botën. Sot është dita që britanikët të ndikojnë në të ardhmen e tyre, duke zgjedhur të duhurit për t’i drejtuar”. Më tej, spanjolli e mbylli me dy adresime të tjera: #FuckBoris dhe #GoVote.

Kjo ndodhi para se të njiheshin rezultatet, të cilat i dhanë një shumicë të madhe Partisë Konservatore të Boris Johnson. Pra, nuk ishte një ditë e mirë për Héctor Bellerín, i cili tregoi, natyrisht, se nuk është vetëm një futbollist i përkushtuar, por pa frikë pozicionohet edhe për çështjet politike.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *