Një dëmtim i frikshëm u regjistrua në ndeshjen e kampionatit brazilian mes Flamengos dhe Korinthiasit. Mbrojtësi 27-vjeçar, i kampionëve të Flamengos, Gustavo Henrikue, u shkel aksidentalisht nga kundërshtari në zonën intime të organit gjenital, duke shkaktuar gjakëderdhje.
Henrike fillimisht u largua nga fusha për të ndryshuar tutat e shkurtra të cilat ishin mbuluar nga njollat e gjakut, teksa në minutën e 39-të e kishte të pamundur të vazhdonte duke u zëvendësuar nga Gabriel Noga, teksa u dërgua menjëherë në dhomat e zhveshjes, teksa mjekët ndaluan gjakderdhjen.
Imazhi i tutave të tij të gjakosura në organin gjenital ka bërë menjëherë xhiron e rrjetit. Panorama sport