Emergjenca e shkaktuar nga coronavirus mund të gjunjëzojë atdheun e futbollit. Ky është alarmi i dhënë nga Greg Clarke, presidenti i FA-së, Federata Angleze e Futbollit, sipas të cilit futbolli anglez po shkon drejt rrezikut “të humbasë skuadra dhe kampionate” për shkak të një krize ekonomike “përtej çdo imagjinate”.
“Shumë komunitete mund të humbasin klubet e tyre. Para kësaj situate të paprecedentë, të gjithë palët e interesuara, lojtarët, tifozët, klubi, pronarët dhe administratorët, duhet të shtojnë dhe të ndajnë impenjimin për të mbajtur gjallë lojën”, ka thënë Clarke për BBC.
“Është koha që palët të bashkohen për të shpëtuar lojën tonë. Futbolli është një lojë skuadre dhe tani është momenti të punohet si një skuadër”.
“Po punojmë për ta mbyllur sezonin, por mund të mos jemi në gjendje ta bëjmë. Futbolli nuk është prioriteti ynë, jeta njerëzore është dhe do të bëjmë atë që thotë qeveria”.