Tre vite më parë, në një aksident fatal me motor, Ergi Dini i cili ishte një prej talenteve të reja në muzikën shqiptare, humbi jetën në moshën 22 vjeçare.
Artisti nga Shkodra, u nda nga jeta tragjikisht dhe kjo në atë kohë ishte një dhimbje e madhe vecanërisht për të motrën e tij.
Kur kanë kauar pak më shumë se 3 vjet nga humbja, motra e 22-vjeçarit të ndjerë, Barbana ka gjetur forcën t’i rikthehet muzikës.
“Libri i Dashnisë” titullohet kënga që ka rikthyer Barbanën në muzikë. Por mesa duket zemra e saj vazhdon të jetë e thyer. Në një intervistë për “Mirage”, ajo ka treguar vendimin që ka marrë, se nuk do të veshë kurrë fustan nusërie.
“Fustanin e bardhë nuk do e vesh kurrë. Në qoftë se do e bëja këtë hap, do e kisha bërë më parë kur i kisha të gjithë anëtarët e familjes. Tashmë nuk e shoh më si një arsye për të festuar”, raporton Bordo.