Detaje të reja janë zbuluar nga të shtènat me ármë që janë dëgjuar në Rinas ndërsa Faxweb.al mëson se kanë ndodhur në zonën e Fushë-Prezës vetëm pak minuta më parë duke i marrë jetën një 70-vjeçari.
Ende nuk dihen shkáqet dhe rrethanat e ngjárjes ku ka mbetur i vdèkur një 70-vjeçar. Paraprakisht raportohet se i moshuari është qèlluar nga një mjet në lëvizje, Mësohet se i moshuari është gjetur i pajetë në mes të rrugës në trupin e të cilit janë konstatuar shenja plùmbash.
Ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me vrásje apo diçka áksidentale, ndërsa forca të shumta pòlicie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. I moshuari është gjetur në anë të rrugës, në afërsi të kryqëzimit të Rinasit ndërsa ende huk është bërë i ditur identiteti i tij.
Mësohet se blutë e kryeqytetit kanë shoqëruar disa persona në lidhje me ngjarjen dhe do të merren në pyetje, për të gjetur detaje rreth krímit dhe personat e mundshëm të përfshirë në të. (F.GJ/FAXWEB.AL)