Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur në Fushë-Krujë, aty ku disa persona mësohet se janë konfliktuar me njëri tjetërin.
Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur 2 persona.
Ngjarja ka ndodhur tek vendi i quajtur ish-agjensia në Fushë-Krujë, ndërsa shkaku i përplasjes dyshohet se ka qenë një konflikt i vjetër pronash.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt Tiranës.
Ende nuk është bërë i ditur identiteti i të plagosurve dhe autorëve të kësaj ngjarjeje.
(F.G/Faxweb.al)