Një sasi lënde plasëse është vendosur mesnatën e kaluar pranë një banese në periferi të Fushë-Krujës. Fatmiresisht lënda plasese nuk ka shpërthyer, ndërsa e zonja e shtëpisë ka diktuar rastin duke njoftuar policinë.
Burime të Faxweb.al bëjnë me dije se menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë ndërsa janë njoftuar dhe forcat e caktivizimit të lëndës plasëse. Dyshohet se ngjarja ka lidhje me vajzën 17 vjeçare nga Fushë-Kruja e cila ishte shfrytëzuar seksualisht nga disa persona tashmë të arrestuar.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarje, ndërsa janë shoqëruar familjarët e 17-vjeçares për hetime të mëtejshme.