Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka bërë homazhe ditën e sotme te Pallati i Kongreseve në nder të ish-kolegut, Bashkim Fino.
Duke folur për mediat jashtë Pallatit të Kongreseve, Majko nuk la pa falenderuar kundërshtarët politikë, të cilët nderuan ditën e sotme Bashkim Finon.
“Jemi në mes të fushatës elektorale. Gjërat duhet të ndodhin ashtu siç ndodhin në fushatë elektorale. Sot kam një fjalë të veçantë edhe për kundërshtarët tanë politikë, që na respektuan shokun dhe mikun tonë që ndërroi jetë. Gjërat duhen thënë ashtu siç janë. Fushatat ikin dhe vijnë, por njerëzit mbeten,” u shpreh Majko.
(E.H/Faxweb.al)