Nga Artan Fuga – Gòditje staliniane ndaj botës universitare
Qytetarja Besa Shahini, dje, me vendimin sipas tipit të dhjetë gòditjeje staliniane, në befasi, pa asnjë konsultim me trupat universitare dhe të zgjedhurit e tyre, ndofta, sikurse shprehet vetë, në një fshehtësi komplotiste me ata që duan të mbajnë postet pa zgjedhje demokratike, shpalli që brenda një dite hap fushatën zgjedhore për universitete.
Në 30 qershor hap fushatën në 1 korrik dhe urdhëron në mënyrë staliniste që në 30 korrik shkoni në votime! – një gjë e paprecedent dhe jashtë çdo logjike, duke i kapur në befasi mjediset universitare. Duke i fyer dhe marrë nëpër këmbë ato! Pra nuk lë mundësi kandidimi, nuk jep mundësi fushatash sepse është periudhë kur studentët dhe pedagogët janë të shpërndarë në provime, dhe studentët janë nëpër shtëpi.
Universitetet kështu bëhen po aq të palígjshme sa edhe votimet e 30 qershorit për pushtetin lokal.
Gjithçka bëhet që t’u tregohet universitarëve që janë në hyqmin e politikës, të kontrollohen politikisht universitetet që t’u mbyllet goja intelektualëve dhe studentëve, të bëhet prèsion mbi ta dhe të nxirren edhe vota për zgjedhjet e ardhshme politike!
Kush nuk e kupton këtë politikisht dhe intelektualisht do të bëhet viktimë e këtij moskuptimi!
Rruga e rrezistencës nuk është kandidimi rrùfe për hesap të vet nga secili, sikurse e imponon tani gòditja staliniane, por refuzimi i organizuar, i mirëmenduar, i ndërgjegjsuar, i këtyre zgjedhjeve që janë fyèse dhe pòshtërojnë të gjithë profesoratin dhe studentët e të gjithë universiteteve të Shqipërisë!
Cdo rrugë tjetër një ditë do të dali se çfarë gábimi monumental ka qenë!
Ne duam zgjedhje të lígjshme, të qeta, demokratike, sikurse na ka hije, pa stërkëmbësha, pa skuthlliqe, me transparencë, barazi shansesh, me fushata dhënie llogarie dhe programe strategjike, jo votime staliniste!
Pòshtërojnë dhe mbajnë nën zgjedhë shkencën dhe arsimin në Shqipëri. Pas shkátërrimit të maturës shtetrore, ministria e arsimit gòdet brinjë më brinjë botën universitare.
Njeri akt më ábsurd se tjetri. Njësoj sikur Turi i maturës të marrë vendim për hapjen e rrufeshme staliniane të fushatës zgjedhore në kushtet e pándemisë dhe të pamundësisë për proces zgjedhor të rregullt që ende nuk ka filluar të japë mundësi as regjistrimi kandidatësh alternativë në shumë universitete dhe të mos ketë as infrastrukturën zgjedhore.
Këto zgjedhje në universitete janë për drejtimin e agjencive universitare publike. Por, me një ligj që është po aq absurd sa edhe testi i maturës, drejtimi universitar është kudo në kaos, pa novitete, imponon dhùnën e ministrisë ndaj autonomisë universitare, pòshtëron pedagogët duke shkátërruar lirinë e tyre për mësimdhënie dhe punë shkencore, nuk jep të drejta për pedagogët dhe studentët, bllòkon dinamikën e drejtimit, shkëput krejtësisht senatet nga të zgjedhurit e tyre, vendos bordet nën hyqmin i ministrisë, ndalon cdo adaptim të shkollës ndaj kërkesave të vendit për kuadro, nxit papunësinë dhe çvlerësimin e diplomave, shkátërron certifikimin e cilësisë të diplomave, shkátërroi shkollat doktorale, etj.
Gjithçka përfundoi me një gènjeshtër të madhe staliniane. Kampus universitar në Tiranë një fiasko e madhe korrupsioni që vetëm Spaku mund ta zgjidhi, kopshti botanik i masakruar, Muzeu botanik i hedhur greminë në tokë, terrenet sportive të universiteteve të Tiranës të kthyera në parkinge nga pushtete jouniversitare, bibliotekë universitare zero gjithandej, subvencionim i teksteve i bráktisur, gjoja biblioteka elektronike – një absurd i papërdorshëm, po aq absurd sa edhe testi i maturës shtetrore, përkthimi i librave me të cilën u shuajt grèva studentore përfundoi në një gènjeshtër monumentale, studentë që kryejnë studimet rregullisht dhe në fund del se agjenci të ministrisë i kanë rregjistruar jashtë ligjit, investime nga universitete publike europiane në Shqipëri zero, bashkëpunimi në projekte në ditë të hallit,
Palestra e universitetit kthyer në zyrë, botime revistash universitare me faktorë impakti të subvencionuar edhe nga shteti zero, asnjë studim për integrimin e të diplomuarve në tregun e punës, asnjë ristrukturim fakultetesh sepse ligja e pengon, kontroll absolut i Turit të maturës mbi programet mësimore dhe mbi cdo lëndë që zhvillohet, kuotat e pranimit të studentëve në universitete krejt mekanike dhe të burokratizuara, asnjë matje e nivelit të diplomave me ato europiane, niveli i gjuhës të huaj e masës të studentëve për të qarë hallin – këto janë vetëm disa nga plagët e arsimit universitar si pasojë e ligjit masakër të arsimit të lartë që përkthehet në modelet e drejtimit universitar.
Shkallëzimi i meritave dhe titujve është kthyer në zero duke shkátërruar profesoratin njësoj sikurse deputetin, nëpunësin, ekspertin, qytetarin, dhe kthyer këta në një masë amorfe, të banalizuar nga politika. Kërkimi shkencor, botimet po ky ligj i ka cuar nën nivelet nën zero, sikurse ka shkátërruar dhe një vlerësim modern të punës shkencore dhe të strukturimit të departamenteve dhe fakulteteve duke i kthyer në kuti konservash hermetike.
Pa u hedhur në tokë dhe shkelur me këmbë ky ligj për arsimin e lartë, cdo proces zgjedhjesh, aq më shumë i tipit të dhjetë goditjeve staliniane, nuk është veçse një farsë dhe máshtrim, një sistem riprodhimi i mediokritetit, bánalitetit, shkátërrimit të jetës të studentëve, për të cilët të gjithë jemi përgjegjës, e nëse nuk ndjejmë përgjegjësinë, jemi edhe fájtorë!