Brenda pak orësh kanë ndodhur disa debate në distancë mes kryeministrit të vendit, Edi Rama dhe Partisë Demokratike në lidhje me mënyrën si po e zhvillon fushatën zgjedhore kjo e fundit.
Sipas PD-se Rama e di që do të humbasë prandaj sulmon vazhdimisht fushatën e PD-së, duke shtuar se kjo gjë nuk e shpëton kryeministrin nga humbja në 25 prill.
“Rama e di qё do tё humbasё, ndaj po pёrpiqet tё sulmojë takimet tona elektorale duke pёrdorur pretendime tё rreme. Rama e di qё askush nuk mund t’i ndalojё qytetarёt shqiptarё qё duan ndryshim dhe kjo e shqetëson atё.
Ajo qё ai di tё bёjё ёshtё tё fajёsojё çdokёnd pёr dёshtimet e tij. Partia jonё funksionon si çdo parti nё Shqipёri – nё zbatim tё ligjit dhe nё mёnyrё demokratike. Rama pёrpiqet ta ndalojё kёtё duke keqinformuar dhe duke pёrdorur kёrcёnime dhe presion ndaj PD. Por kjo nuk do ta ndihmojё atё. Nё 25 Prill, Shqipёria do tё fitojё dhe Rama do tё humbasë,” shkruan PD.
Përplasjet në distancë mes Ramës dhe PD-së filluan ditën e sotme pasi kryeministri deklaroi se ai nga njëra ana po lufton për vaksinimin e njerëzve, ndërsa Basha nga krahu tjetër për infektimin e njerëzve me anë të grumbullimeve.
PD-ja iu përgjigj kësaj deklarate, duke i thënë Ramës se ndihet i frikësuar nga qytetarët që duan ndryshimin në 25 prill. Ndërsa Rama iu kundërpërgjigj, duke u shprehur se e vetmja frikë që ka është për mbështetësit e PD-së që po përdoren mish për top, sipas Kryeministrit.
(E.H/Faxweb.al)