Policia italiane ka shkatërruar një bandë shqiptare e cila furnizonte me kokainë klientët e zonës Arezzo.
Operacioni i policisë italiane i koduar “Il Casolare” nisi vitin e kaluar. Mediat italiane bëjnë me dije emrat e shqiptarëve të përfshirë në bandë: Erald Avduli, lindur në Berat, 26 vjeç, Aurel Braho, 43 vjeç, Enkelejd Saliu, lindur në Fier, 28 vjeç, Artur Shabanaj, lindur në Fier, 32 vjeç, si dhe një shqiptar tjetër me iniciale H.L, 27 vjeç.
Dy pjesëtarët e fundit të bandës që u arrestuan ishin Avduli dhe Braho. Ata u dënuan me 8 vite burgim për trafik droge. Policia në Arrezo në 30 nëntor 2016, ku u gjetën 6 pako kokainë e pastër e fshehur në një fermë të braktisur në afërsi të varrezave në Cortona Creti.
(B.H/Shuplaka)