Të paktën 10 persona janë arrestuar nga policia italiane në kuadër të operacionit “Fort Apache”. Gjatë operacionit janë sekuestruar 7 kg heroinë dhe 1 kg kokainë, e cila dyshohej se vinte nga Shqipëria. Operacioni ishte I bazuar në përgjime telefonike dhe mjedisore, të cilat bënë të mundur gjetjen e vendit, ku fshihej lënda narkotike.
Në mesin e të arrestuarve ka shqiptarë dhe iltalianë ku pjesa më e madhe e të cilëve i përkasin komunitetit rom, bën me dije media italiane.
Gjatë konferencës për shtyp, policia italiane theksoi se përgjimet e bisedave telefonike kishin bërë të mundur gjetjen e vendodhjes së lëndëve narkotike. Mësohet se grupi i trafikanteve shpenzonte dhjetëra mijëra euro për pagëzime, bankete si dhe blerjen e banesave. Gjatë kontrollit në një nga banesat e familjeve rome, u gjetën të paktën 40 mijë euro. (J.D/Faxweb.al)