Kompania AstraZeneca, që merret me prodhimin e vaksinës kundër Covid-19, ka deklaruar se në fillim do furnizojë Britaninë e Madhe me vaksina dhe se më pas i vjen radha shteteve të BE-së.
Shefi i kësaj kompanie Pascal Soriot, në një deklaratë ka thënë se duke qenë se marrëveshja është firmosur në fillim me Britaninë prandaj dhe furnizimi do bëhet më parë atje dhe më pas në vendet e tjera të BE-së.
“Marrëveshja me Britaninë u arrit në Qershor, tre muaj para marrëveshjes me BE. Natyrisht dhe furnizimi me vaksina do të bëhet në kohë të ndryshme”, është shprehur Soriot.
Lidhur me vonesat që po hasen ditët e fundit me furnizim të vaksinave, kompania AstraZeneca është përfshirë në një debat me BE. Komisionerja e Shëndetësisë në BE, Stella Kyriakides, u shpreh e pakënaqur me kompaninë britanike duke thënë se prodhuesi i ilaçeve nuk po i përmbahet kontratës që është firmosur më herët.
Shefi i kompanisë është shprehur në lidje më faktin se vonesa ka pasur për shkak se kërkesat janë në numër të madh dhe kërkon një numër më të madh prodhimi.
300 milionë doza vaksine janë porositur tani nga BE-ja, drejt kompanisë AstraZeneca dhe pritet të porositen edhe 100 milion doza të tjera. Vaksina e universitetit të Oxford-it, AstraZeneca pritet të miratohet ketë javë nga Agjencia e Barnave.