Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin nacional Fier-Shegan, ku një furgon ka përplasur një motoçikletë dhe ka përfunduar në kanal/
Si pasojë janë plagosur rëndë dy persona. Shtetasit Bujar Maçi 63 vjeç dhe Roland Liko 54 vjeç, janë dërguar menjëherë për në spitalin e Lushnjes.
Të dy personat kanë fraktura të shumta në trup, por në gjendje më të rëndë është drejtuesi i motoçikletës.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.
(K.H/Faxweb.al)