Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Ftohen të votojnë për kryetarin e ri të PD-së por anëtarët s’kanë paguar kuotat

Demokratët në mbarë vendin janë ftuar që të votojnë më 22 korrik për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së, pas mbylljes së mandatit katërvjeçar të Lulzim Bashës. Përballja është mes kryetarit të “ngrirë” Basha dhe ish-kreut të PD-së Eduard Selami.

Demokratët e anëtarësuar që do të votojnë për Bashën janë 100 mijë persona dhe sipas statutit të partisë nuk do të mundet të votojnë që të gjithë për kreun e ri. Sipas “Gazetës Shqiptare” nuk mund të votojnë dot të gjithë pasi nuk kanë paguar kuotat e anëtarësimit. 

 “Gazeta Shqiptare” ka mundur të sigurojë dy shkresat zyrtare të PD-së të dorëzuara në KQZ për bilancin financiar për vitet 2016 dhe 2015, sipas të cilave rezulton se ka zero kuota të anëtarësisë.

Po kështu  PD-ja nuk ka mundur t’i mbledhë kuotat e anëtarëve të saj përgjatë këtyre dy viteve, ndërkohë që për vitin 2017 nuk ka dorëzuar ende asnjë dokumentacion për shkak se viti nuk është mbyllur.

Gjatë vitit 2015, kjo parti ka mbledhur  vetëm kuotat e deputetëve, duke publikuar shifrën 415.000 lekë, por asgjë nga anëtarësia në mbarë vendin. 

STATUTI I PD-së

ANËTARËSIA

Neni 12

Kushte dhe kritere të anëtarësisë

1– Anëtar i PD mund të jetë, çdo qytetar shqiptar që:

  1. a) është mbi 15 vjeç
  2. b) pranon kushtet e anëtarësimit
  3. c) nuk është anëtar i partive politike apo organizatave që nuk janë në partneritet të deklaruar e pranuar nga PD.

2- Janë anëtarë të PD të gjithë ata që:

  1. a) kanë bërë anëtarësimin e tyre individual;
  2. b) kanë paguar kuotizacionin vjetor (mos pagimi për dy vjet resht humbet të drejtën e anëtarësisë në parti);
  3. c) ndaj tyre nuk është marra ndonjë masë përjashtimi nga partia apo nuk kanë dhënë dorëheqjen.

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close